Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu në Gjirin e Lalëzit: 8 qendra shëndetësore verore 24-orëshe në plazhet e Durrësit dhe Kavajës
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Jeta Deda inspektuan nga afër qendrën shëndetësore verore të vendosur në zonën bregdetare tek Gjiri i Lalëzit, në Durrës. Duke u ndalur tek roli i qendrave shëndetësore verore në vend ministrja Koçiu theksoi se në këto struktura mjekësore ofrohet ndihmë për rastet urgjente jo vetëm për pushuesit, por edhe kujdes të shtuar për banorët me komplikacione të sëmundjeve kronike. “Jemi këtu për të ofruar ndihmën e parë në raste urgjence, si dhe të suportojmë edhe ato momentet kritike ku do duhet që për...