Koçiu: Mbi 12 mijë qytetarë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore

Koçiu: Mbi 12 mijë qytetarë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore

Në vetëm një muaj pas hapjes 12 410 qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë bregdetit dhe zonave turistike. Shifra u bë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale. “Prej tyre 12 410 qytetarëve, 9,067 janë shtetas shqiptarë dhe 3,343 turistë të huaj. Ekipet tona mjekësore janë në gatishmëri 24/7, gati për çdo urgjencë apo shqetësim shëndetësor, që pushimet të jenë të sigurta dhe të qeta për të gjithë”, theksoi Koçiu. Ministrja Koçiu u shpreh se kujdesi shëndetësor është më pranë qytetarëve kudo ku ata kalojnë verën. Gjatë sezonit...
Burimi: Sot.com.al