Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: Gatishmëri maksimale dhe personel i shtuar për përballimin e sezonit turistik
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me drejtuesit e spitaleve rajonale dhe QSUT-së. Në fokus të këtij takimi ishin masat e marra për sezonin turistik 2025 dhe përballimin e fluksit në zonat bregdetare dhe malore. Sipas Koçiut, çdo hallkë e sistemit shëndetësor është në gatishmëri maksimale për përballimin e fluksit në zonat bregdetare dhe malore, ku këtë vit ka edhe personel të shtuar. Ministrja Koçiu pohoi se ka “theksuar rëndësinë e koordinimit dhe reagimit të menjëhershëm në çdo situatë. Më shumë përgjegjësi, bashkëpunim e përkushtim për një shërbim shëndetësor cilësor, kudo ku ka nevojë”.