Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: Ekipet shëndetësore në gatishmëri të pushuesve në plazhet nga veriu, në jug
Ekipet shëndetësore të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla mjekësore për çdo pushues në zonat bregdetare. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale momente nga puna e ekipeve të NJVKSH në plazhet e Zvërnecit, Semanit, Divjakës dhe Sarandës. “Në këto ditë të nxehta vere në brigjet e Zvërnecit, Semanit, Divjakës dhe Sarandës, ekipet tona shëndetësore janë çdo ditë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla mjekësore për çdo pushues që ka nevojë”, theksoi Koçiu. Ministrja Koçiu tha se “tendat shëndetësore verore janë...