Koçiu dhe Demo inspektim në Kombinat: Qeveria dhe Bashkia e Tiranës angazhohen për përshpejtimin e rindërtimit në këtë zonë të prekur nga tërmeti
Shtatë vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, përfundimi i procesit të rindërtimit në Kombinat, Tiranë, mbetet një nga prioritetet që kërkon ndërhyrje të përshpejtuar institucionale. Zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ishin në Njësinë 6, ku kërkuan përshpejtimin e procedurave dhe koordinimin më të mirë mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Koçiu bëri të ditur se deri tani janë shpërndarë mbi 340 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa rreth 650 familje vijojnë të trajtohen me bonus qiraje dhe presin të marrin banesat e tyre. “Procedurat kanë nisur, por ritmi është shumë i ngadaltë. Kanë kaluar shtatë vite, ne duhet të marrim masat, ta përmbyllim këtë proces me ritëm shumë të shpejtë”, deklaroi Koçiu. Sipas saj, në Kombinat...
Burimi:
javanews.al