Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: 36 qendra shëndetësore verore të hapura në të gjithë vendin deri në shtator
👁11182
Nisja e sezonit turistik në të gjithë vendin, shoqërohet edhe me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj, për një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bën me dije se në të gjithë vendin tashmë janë hapur 36 qendra shëndetësore verore nga data 1 qershor dhe ato do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025. Sipas Koçiut, këto qendra shëndetësore janë të “kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar të cilët do...