Koalicioni opozitar letër KQZ, kërkon moscertifikimin e rezultateve dhe auditim të plotë të procesit të votimit nga Diaspora

Koalicioni opozitar letër KQZ, kërkon moscertifikimin e rezultateve dhe auditim të plotë të procesit të votimit nga Diaspora

Koalicioni opozitar ‘PD-ASHM’ i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon moscertifikimin e rezultateve dhe auditim të plotë të procesit të votimit nga diaspora. Në kërkesën e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, opozita kërkon që auditimi të realizohet nga ekspertë të pavarur dhe të paangazhuar në ndonjë institucion shtetëror apo politik. Ndër të tjera theksohet se konsiderohet e domosdoshme që KQZ-ja të ndërmarrë hapat urgjentë, veçanërisht në shtete si Greqia. Kërkesa është nënshkruar nga Franc Nuri, përfaqësuesi i PD-ASHM pranë KQZ-së. Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni opozitar ka marrë 50 mandate, ndërsa Partia...
Burimi: Top-Channel.tv