Klubi i natës në Vjenë kërkon punonjës meshkuj: Drejtuesja thotë se ka interes nga klientet gra
Klubi i natës në Vjenë kërkon punonjës meshkuj: Drejtuesja thotë se ka interes nga klientet gra Klubi “Saraya” në lagjen Liesing të Vjenës ka nisur kërkimin për punonjës seksualë meshkuj, duke synuar zgjerimin e ofertës për klientet gra. Sipas medias austriake “Heute”, drejtuesit e lidhin këtë vendim me interesimin e vizitoreve. Objekti, i njohur më parë si “Funpalast”, është ndër klubet më të mëdha të këtij lloji në Austri dhe mirëpret persona të rritur, përfshirë gra, burra dhe çifte. “Gratë kanë po aq nevoja, dëshira dhe fantazi seksuale sa burrat”, deklaroi menaxherja Sarah Omari për “Heute”. Sipas saj, arsyet e interesimit ndryshojnë: disa gra nuk kërkojnë lidhje apo njohje përmes takimeve, ndërsa të tjera vijnë nga kureshtja ose bashkë me partnerin. Omari e paraqet zgjerimin...
Burimi:
lajme.al