Klubi britanik prezanton Luka Modriçin, mesfushori kroat merr një vendim të rëndësishëm për të ardhmen

Klubi britanik prezanton Luka Modriçin, mesfushori kroat merr një vendim të rëndësishëm për të ardhmen

Luka Modriçi ka nisur të mendojë që tani për të ardhmen e tij. Mesfushori kroat ka marrë një vendim të rëndësishëm, teksa ka investuar në klubin britanik, Suonsi. Lojtari i Realit të Madridit është bërë bashkë-pronar i klubit, duke blerë një pjesë të aksioneve. Lajmin e ka konfiruar vetë Suonsi përmes faqes së vetë zyrtare. Ky investim nuk do të ndikojë në karrierën profesioniste të 39-vjeçarit. Luka Modriçi do të vazhdojë të luajë për fanellën e Realit të Madridit./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com