Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, e konsideron normale që selia e PS-së të mbrohet edhe nga persona të administratës, në një kohë kur protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë. I ftuar në emisionin “Top Story”, Klosi deklaroi se socialistët do të jenë sërish në mbrojtje të selisë së tyre, duke shtuar se, nëse policia nuk e kryen këtë detyrë, do ta bëjnë vetë. Qëndrimi i tij vjen në një moment kur vëmendja është përqendruar te personat që ndodheshin brenda godinës së PS-së, mes tyre edhe drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës, Rigers Sheqeri. Sheqeri është shfaqur në pamjet e protestës brenda selisë socialiste, me një shkop në dorë. “Nëse nuk e bën...
Burimi:
gijotina.com