Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar protestën e zhvilluar në Tiranë, në ditën e shtatë të saj, gjatë një interviste në emisionin “Now me Erla Mellin” në Euronews Albania. Klosi e ndau protestën në dy faza, duke deklaruar se gjatë ditës tubimi ishte zhvilluar në mënyrë paqësore, ndërsa situata kishte ndryshuar pas rënies së errësirës, kur, sipas tij, persona me kapuç kishin nisur të hidhnin gurë. “Pra ajo që edhe sot ka vazhduar ka qenë një histori e ndarë në dy pjesë. Pra deri nga mbasditja ka pasur një protestë të studentëve, le të themi studentëve, por protestuesve paqësorë, të cilët gjatë gjithë ditës e shoqëruan protestën e tyre në bulevard pa asnjë incident”, u shpreh Klosi. “Dhe kur errësira ra,...