Klopp zbulon prapaskenat: E kërkova Ter Stegen te Liverpool përpara se të merrja Alisson
17 Nëntor 2026 14:06 Alfred Lleshi Jürgen Klopp ka zbuluar se kishte tentuar ta transferonte Marc-André ter Stegen te Liverpool gjatë kohës kur drejtonte skuadrën angleze. “Gjithmonë e kam konsideruar një portier të jashtëzakonshëm dhe kam dashur ta merrja te Liverpool, por ai preferoi Barcelonën. Nuk i mbaj mëri”, – deklaroi trajneri gjerman në një intervistë për ARD. Në moshën 34-vjeçare, Ter Stegen ka mundësinë të bëhet më në fund portieri titullar i Gjermanisë, pas më shumë se një dekade në hijen e Manuel Neuerit. Klopp e vlerëson për “kombinimin e përvojës dhe cilësisë”. Me 47 ndeshje për kombëtaren, ai është aktualisht përpara Alexander Nübel dhe Jonas Urbig në hierarkinë e portierëve. Huazimi tek Ajax i ka dhënë mundësinë të rikthejë protagonizmin, pasi te Barcelona humbi...
Burimi:
telesport.al