Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Çfarë dyshohet se Vlora Hyseni i dha Agasit
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja mbi hetimin ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Lala tha se hetuesit dyshojnë se Hyseni i ka vënë në dispozicion biznesmenit Ergys Agasi informacione të siguruara për shkak të funksionit të saj në krye të SHISH-it, të cilat nuk ishin të destinuara për t’u bërë publike. Sipas Lalës, dyshimet e prokurorisë mbështeten në materiale të siguruara përmes përgjimeve, të dhëna të administruara nga telefonat në momentin e arrestimit të Agasit dhe ish-zyrtarit të lartë Uljan Shpataraku, si dhe në vëzhgime, dëshmi dhe këqyrje të kamerave të sigurisë. Në kuadër të hetimit dyshohet se janë evidentuar edhe komunikime të drejtpërdrejta mes...
Burimi:
ntv.al