Klodiana Lala: Nesër dorëzoj kallëzim penal ndaj ish-kreut të SHISH-it
Gazetarja investigative Klodiana Lala ka njoftuar se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj ish-drejtores së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, pas një deklarate publike të kësaj të fundit, ku aludoi për takime të gazetares me persona që i cilësoi si “agjentë serbë”. Përplasja ndodhi më 24 shtator, jashtë ambienteve të GJKKO-së, ku Hyseni ishte paraqitur në kuadër të procedimit penal ndaj saj. Lala po e pyeste për komunikimet me biznesmenin Ergys Agasi dhe për çështjen e materialeve që dyshohet se kanë dalë nga strukturat shtetërore, kur Hyseni iu drejtua gazetares duke e pyetur për takime të pretenduara me agjentë serbë në hotelin “Rogner”. Lala i ka cilësuar deklaratat si shantazh të lidhur me aktivitetin e saj profesional dhe ka deklaruar se do t’i drejtohet organeve...
Burimi:
ntv.al