Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Klementi XI Albani, papa me origjinë shqiptare
Muzeu Historik Kombëtar kujtoi sot papa Klementin XI (1649-1721) me rastin e përvjetorit të 376- të të lindjes, duke e cilësuar atë si një simbol të urtësisë, besimit, kulturës dhe diplomacisë evropiane. Papa Klementi XI lindi më 23 korrik 1649, në Urbino (Itali), në një familje fisnikësh me origjinë shqiptare nga Laçi i Kurbinit. Emri i pagëzimit ishte Xhovani Françesko Albani. U emërua kardinal nga papa Inocenti XI në vitin 1690, dhe u zgjodh papë më 23 nëntor 1700, rreth dy muaj pas vdekjes së Inocentit XII. Papa Klementi luftoi kundër nepotizmit brenda Kishës Katolike. Gjatë viteve 1715–1718, ai mbështeti...