Klani “Veliaj” kërkon “kokën” e Ramës, si Mero Baze e kërcënoi me foton e Sanaderit, a do të jetë i njëjtë fati…

Klani “Veliaj” kërkon “kokën” e Ramës, si Mero Baze e kërcënoi me foton e Sanaderit, a do të jetë i njëjtë fati…

Publikimi nga gazetari Mero Baze i historisë së ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, një figurë që nga maja e pushtetit përfundoi me qese në dorë pas dënimeve të rënda për korrupsion, ngre dyshime se nuk ishte një zgjedhje e rastësishme editoriale në median e tij. Ishte një sinjal. Një mesazh i koduar që dyshohet se i drejtohej personalisht Edi Ramës: “Ky mund të jetë fati yt.” Sanaderi nuk ishte një politikan provincial. Ai ishte i përkëdheluri i Brukselit, i mbrojtur nga kryeqytetet perëndimore, dhe me imazh modernizues për vendin e tij. Po aq sa Rama sot. Por një ditë, kur drejtësia vendosi të veprojë dhe rrjetet që e kishin mbrojtur e braktisën, gjithçka mori fund brenda pak muajsh. Dhe Baze mesa duket po i thotë Ramës...