Klanet shqiptare shtrijnë aktivitetin në Itali! Media italiane: Nga trafiku i kokainës, te investimi në biznese
Kapitalet e përfituara nga trafiku i drogës dyshohet se po pastrohen dhe investohen në lokale, restorante dhe biznese në Venecia. Sipas autoriteteve italiane, grupet kriminale shqiptare kanë një rol të rëndësishëm në trafikun e narkotikëve dhe dyshohet se kanë krijuar lidhje edhe me organizata të tjera mafioze. Grupet kriminale shqiptare në Itali duket se po zgjerojnë aktivitetin e tyre përtej trafikut të drogës, duke investuar kapitalet e përfituara nga aktivitetet ilegale në biznese të ligjshme, si bare, restorante dhe dyqane. Ky është shqetësimi që ngrihet në një investigim të publikuar nga media italiane, Il Gazzettino, ku trajtohet prania dhe aktiviteti ekonomik i klaneve shqiptare në zonën e Venecias. Sipas raportimit, nuk bëhet më fjalë vetëm për shpërndarjen e narkotikëve, por edhe për një prani ekonomike...
Burimi:
gijotina.com