Kladha, arvanitasi që u rezistoi osmanëve në vitet 1400

Kladha, arvanitasi që u rezistoi osmanëve në vitet 1400

“Të parët, prindërit e tij ishin shqiptarë, nga Himara!” Këtë fakt, qenien e tij shqiptare, e pohojnë pothuaj të gjitha dokumentet bizantine, ato veneciane, burimet osmane të kohës, si dhe ato greke. Jo vetëm kaq, por siç do të shohim më poshtë, në tërë jetën e tij si udhëheqës i rezistencës antiosmane, ai qëndroi vetëm në krye të forcave dhe luftëtarëve kryengritës shqiptarë, që popullonin territore të tëra në More-Peloponez. Pra, trupat e tij përbëheshin nga burra të kësaj fare. E para figurë e njohur e këtij fisi, Kladhajve, që përmendet në këto dokumente historike, është Teodor Kladha, babai i Krokodilit. Përmes kronikave bizantine, ai shfaqet dhe bëhet i njohur në vitet e fundit të sundimit të perandorëve bizantinë, Paleologëve. Madje, burimet e kohës na...