“Kjo të “rinon”, të pastron”, Rama dhuron gjak bashkë me stafin e Kryeministrisë

“Kjo të “rinon”, të pastron”, Rama dhuron gjak bashkë me stafin e Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama, së bashku me stafin e Kryeministrisë, i janë bashkuar sot zinxhirit të solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut. Si çdo vit, Kryeministria mbështet dhe organizon këtë nismë humanitare, duke dhënë shembullin e solidaritetit dhe përkujdesjes për ata që kanë më shumë nevojë. Autoritetet bëjnë thirrje për të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me dhurimin vullnetar të gjakut, duke theksuar rëndësinë jetike të këtij akti human.
Burimi: Javanews.al