“Kjo nuk është Reformë, por vizatim i një harte!”- Braçe kritik në Kuvend: Po ndryshoni jetën dhe planet e njerëzve në 15 bashki!

“Kjo nuk është Reformë, por vizatim i një harte!”- Braçe kritik në Kuvend: Po ndryshoni jetën dhe planet e njerëzve në 15 bashki!

Deputeti socialist Erion Braçe, në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, foli sërish kundër Reformës Administrativo-Territoriale, e cila sot është në rendin e ditës. Braçe tha se kjo nuk është reformë territoriale, por thjesht një hartë. Sipas tij, qytetarëve iu premtua një reformë Territoriale, jo ndryshim kufijsh. Braçe theksoi gjithashtu se ky ligj për Reformën territoriale do të ketë ndikim në jetën e qytetarëve. “Im atë lindi 82 vite më parë në Lozhan, në Bashkinë Maliq. Një krahinë që lirinë dhe luftën kundër Fashizmit dhe Nazizmit e ka krenari prej ADN-së. Bashkë me tim atë lindën dhe dy xhaxhallarët e mi. Ime më lindi në Libohovë, në një qytet me Kala, jo për t’i bërë karshillëk Gjirokastrës, por për të demonstruar nderin, se lirinë...