“Kjo është një çmenduri”/Masakra me pemët në Lushnjë, shpërthen ashpër deputeti: Sulltani nuk njeh më ndarje pushtetesh

“Kjo është një çmenduri”/Masakra me pemët në Lushnjë, shpërthen ashpër deputeti: Sulltani nuk njeh më ndarje pushtetesh

Në emër të lirimit të hapësirave publike, bashkia e Lushnjës ka shkuar përtej çdo logjike, duke hequr jo vetëm strukturat e palejuara, por edhe pemët, lulet dhe hijet një nga të vetmet pasuri që i kanë mbetur qytetit të braktisur nga investimet. Jo vetëm tendat dhe karriget e lokaleve, por në Lushnjë, me urdhër politik nga Edi Rama, kryebashkiakja Eriselda Sefa ka nisur një aksion absurd: po pret pemët dhe po zhduk gjelbërimin nga rrugët dhe trotuaret e qytetit. Deputeti Saimir Korreshi, i ftuar në një studio televizive, denoncoi këtë fushatë si një “çmenduri” të kryetares së bashkisë, që vepron sipas direktivave të Rilindjes dhe jo në interes të qytetarëve. “Në vend që të pastrohen kanalet dhe të ndalet korrupsioni, po priten pemët se qenkan...