Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kjo është kënga e vjetër arvanitase që i mbijetoi kohës
Gjuha shqipe e dokumentuar e Buzukut, është përplasur me dallgët titanike të zhdukjes. Ndërsa dyndjet e shqiptarëve, janë në këngët heroike të popullit, përcjellë brez pas brezi. Të vendosur në Greqi gjatë mesjetës, arvanitasit ishin element dominant i popullsisë në disa rajone të Peloponezit dhe Atikës, deri në shekullin e XIX. Me gjithë përpjekjet e parreshtura për asimilimin e tyre, legjendat e këngët e lashta ende këndohen. Mes shumë studiuesish, Aristidh Kola do të ishte një zë i fortë i historisë dhe prejardhjes së shqiptarëve në Greqi. “Ata që u përpoqën të ndajnë arvanitët myslimanë nga ata të krishterët, duke i quajtur të parët “turkallvanos” dhe të dytët helenë, nuk dinin ç’të bënin me Skënderbeun, të cilin populli, të krishterë e myslimanë, e quanin hero...