Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Kjo betejë sapo ka filluar’/ Memelli: Zgjedhjet e 11 Majit, një farsë politike e orkestruar nga pushteti
👁6607
Në një deklaratë për shtyp për mediat, zëdhënësja e Partisë së Lirisë, znj. Jasmira Memelli, dënoi ashpër procesin zgjedhor të 11 majit, duke e cilësuar atë as të lirë, as të ndershëm dhe as demokratik. Ajo deklaroi se zgjedhjet u shndërruan në një farsë politike të orkestruar nga pushteti, i cili, sipas saj, përdori presion mbi administratën publike, burimet shtetërore për qëllime elektorale, blerjen e votës dhe intimidimin e qytetarëve, duke cenuar rëndë integritetin e procesit dhe duke minuar besimin te demokracia. Deklarata e plotë: Procesi zgjedhor i sapopërfunduar në Shqipëri nuk ishte as i lirë, as i ndershëm, dhe...