Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje, procedohet administratorja e subjektit

Një 63-vjeçare në Sarandë është proceduar penalisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, për lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare. Sipas asaj që njofton Policia, 63-vjeçarja kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke publike, në të cilën kishte vendosur 44 shezlongë dhe 22 çadra plazhi, pa qenë e pajisur me leje nga autoritetet përkatëse. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetases A. M., për veprën penale “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal. Shërbimet...
Burimi: Opinion.al