Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kishin mbjellë 194 bimë narkotike pranë banesës së tyre, arrestohen babë e bir në Tepelenë
Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është zbuluar në fshatin Mezhgoran të Tepelenës, ku dy persona, babë e bir, janë arrestuar pasi dyshohet se kishin mbjellë 194 bimë të dyshuara cannabis sativa në afërsi të banesës së tyre. Gjatë kontrollit të zonës, u sekuestrua një sasi e vogël e bimëve si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies në vendngjarje. Dy të arrestuarit janë shtetasit M. C., 64 vjeç, dhe E. C., 35 vjeç. Të dy do të përballen me akuzat për kultivim të paligjshëm të lëndëve narkotike. Kontrollet në territor do të vijojnë në ditët në...