Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kinematografia në zi! Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i mirënjohur Piro Milkani
👁11832
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme regjisori i mirënjohur Piro Milkani! Lajmin për ndarjen nga jeta në moshën 86-vjeçare të tij e ka bërë me dije i biri Eno, në një njoftim në rrjetet sociale, me një dedikim të ndjerë. “Iku babai, shoku dhe kolegu im”, shkruan ai. Piro Milkani ishte një figurë emblematike që la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën tonë kombëtare. I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona. Veprat e tij si “Ngadhnjim...