Kinë/ Vajza 11-vjeçare shpëton në mënyrë heroike motrën e saj nga një makinë elektrike të dalë jashtë kontrollit

Kinë/ Vajza 11-vjeçare shpëton në mënyrë heroike motrën e saj nga një makinë elektrike të dalë jashtë kontrollit

Një vajzë 11-vjeçare në provincën Henan të Kinës qendrore shpëtoi në mënyrë heroike motrën e saj më të vogël, prej një makine elektrike të dalë jashtë kontrollit. Ngjarja u kap nga kamerat e sigurisë dhe u transmetua nga televizioni shtetëror kinez (ÇTV). Pamjet tregojnë automjetin që kalon me shpejtësi përmes dyerve të xhamta të një restoranti, duke kaluar vetëm pak centimetra pranë fëmijës së vogël, përpara se të përplasej në mur. Sipas agjencisë Reuters, shoferi i automjetit kërkoi falje për incidentin dhe mbuloi dëmet e shkaktuara në dyqan. Syri.net-Protothema
Burimi: Syri.net