Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kina u vendos “ultimatum” zyrtarëve: Mjaft më me burokraci, fjalimeve bjeruni shkurt
Qeveria kineze ka urdhëruar zyrtarët e saj që të reduktojnë numrin e mbledhjeve dhe të shkurtojnë raportet zyrtare, duke kërkuar që dokumentet të jenë të shkruara në një stil të “shkurtër, praktik dhe konciz” dhe të mos kalojnë 5 mijë karaktere. Po ashtu, fjalimet në takime nuk duhet të zgjasin më shumë se një orë, dhe pjesëmarrja në mbledhje do të jetë e kufizuar dhe e monitoruar. Kjo direktivë, e nxjerrë nga Partia Komuniste dhe Këshilli i Shtetit, përfshin gjithsej 21 masa që synojnë përmirësimin e funksionimit të administratës, vlerësimin e zyrtarëve dhe kontrollin e aplikacioneve qeveritare. Nisma është pjesë e strategjisë së presidentit Xi Jinping për të fuqizuar ekonominë kineze, e cila po rritet me ritmet më të ulëta në dekada, si dhe për...