Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë! Krijon sa për gjashtë shtete
Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia, dhe grupit kërkimor për klimën dhe energjinë, Zero Carbon Analytics. Por, Kina gjendet në një kategori më vete, pasi ka prodhuar sa gjashtë vendet e tjera së bashku, sipas këtij studimi. Shifrat u publikuan teksa 184 shtete po përpiqen të gjejnë një gjuhë të përbashkët në negociatat në Gjenevë për një traktat, që synon t’i japë fund ndotjes nga plastika. Studimi i Eunomia dhe Zero Carbon Analytics përqendrohet në prodhimin e disa prej llojeve më të përdorura të polimereve: polietileni (PE), polipropileni (PP), polietileni tereftalat (PET) – që zakonisht përdoret në shishet e pijeve – dhe polistireni (PS). Kina ishte përgjegjëse...