Kina pritet të shfrytëzojë luftën në Ukrainë për të aneksuar territore strategjike në Rusi

Kina pritet të shfrytëzojë luftën në Ukrainë për të aneksuar territore strategjike në Rusi

Një dokument i brendshëm i shërbimit të sigurisë ruse (FSB) ka dalë në dritë, duke zbuluar shqetësimin e Moskës se Kina mund të synojë të aneksojë pjesë të territoreve të saj në Lindjen e Largët, përfshirë qytetin strategjik të Vladivostokut. Në dokument, Kina përmendet si “armik” dhe shprehet frika se Pekini po përpiqet të minojë integritetin territorial të Rusisë nën maskën e marrëdhënieve miqësore. Ky shqetësim është ngritur edhe pse Rusia dhe Kina promovojnë një “partneritet pa kufij”. Megjithatë, dokumenti tregon një “luftë të heshtur” mes dy shteteve, me aktivitete të spiunazhit dhe përpjekje për të minuar besimin reciprok, shkruan newsweek....
Burimi: Syri.net