Burimi:
Vizionplus.tv

Kina nuk “i përkulet” SHBA, vendos tarifë shtesë 34% për produktet amerikane. Edhe BE merr masa, por kërkon negociata
👁9704
Vala e re e tarifave të presidentit Donald Trump ka hyrë në fuqi menjëherë pas mesnate këtë të mërkurë. Normat më të larta të taksave të importit për dhjetëra shtete dhe territore përfshijnë një tarifë masive prej 104 për qind ndaj mallrave kineze dhe 20 për qind për produktet nga Bashkimi Evropian. Liderët e unionit mblidhen sot në Bruksel, ku do të votojnë për një paketë tarifash ndaj SHBA në mënyrë graduale me katër faza. Faza e parë, që hyn në fuqi më 15 prill, përfshin një tarifë shtesë prej 25 % ndaj perimeve, drithërave, duhanit, disa automjeteve dhe elektronikës....