Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit: Ky është paralajmërim për presidentin tuaj parazit!

Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit: Ky është paralajmërim për presidentin tuaj parazit!

Kina filloi të martën stërvitje të përbashkëta të ushtrisë, marinës dhe forcave raketore rreth Tajvanit si një “paralajmërim i ashpër kundër separatizmit” dhe e quajti presidentin tajvanez, Lai Ching-te, një “parazit”. Ndërkohë, Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për t’iu përgjigjur marinës kineze që iu afrua brigjeve. Stërvitjet përreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, vijnë pasi muajin e kaluar Lai e quajti Pekinin një “fuqi e huaj armiqësore”. Kina e konsideron Lain si një “separatist” dhe, në një video që shoqëronte njoftimin për stërvitjet, ai u paraqit si një insekt i mbajtur nga një palë shkopinj të ngrënies mbi një Tajvan në flakë, duke e quajtur atë në anglisht “një parazit”. “Fokusi është në ushtrime...