Burimi:
Kohajone.com

Kina kundërpërgjigjet tarifave të Trump: Nga 10 prilli, 84% tarifa për produktet amerikane
👁7441
Kina ka vendosur të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj produkteve të importuara nga Shtetet e Bashkuara, në përgjigje të masave të fundit tregtare të administratës Trump. Duke nisur nga 10 prilli, tarifat do të arrijnë në 84%, nga 34% që ishte parashikuar më herët, njoftoi Ministria e Jashtme kineze. Ky vendim shënon një përshkallëzim të ri në tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë. Sipas autoriteteve kineze, këto masa janë një kundërpërgjigje ndaj tarifave totale neto prej 104% që SHBA ka vendosur ndaj importeve kineze. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin Jian, deklaroi në një konferencë për shtyp:“Nëse...