Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kina kritikon vendimin e SHBA-së për të sanksionuar zyrtarët palestinezë: Zhgënjyese! Amerika po mbyll sytë ndaj përpjekjeve për paqe
Kina ka kritikuar ashpër vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione ndaj anëtarëve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe Autoritetit Palestinez (PA) për mosrespektimin e disa prej angazhimeve të tyre. “Kina është e tronditur nga vendimi i SHBA-së për të sanksionuar zyrtarët e Autoritetit Palestinez dhe anëtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës”, tha të premten Ministria e Jashtme kineze në një postim në platformën X. “E gjejmë zhgënjyese dhe të vështirë për ta kuptuar që SHBA-të vazhdojnë të mbyllin sytë ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për paqe”, shton më tej ministria e Jashtme kineze. Sanksionet, të njoftuara...