Burimi:
Monitor.al

Kina hakmerret, 34% taksa për të gjitha importet amerikane, thellohet rënia e bursave globale
👁11269
Bursat globale vijojnë rënien dhe obligacionet u rritën pasi Kina përshkallëzoi konfliktin tregtar global duke rritur tarifat mbi importet nga SHBA.Kontratat e së ardhmes për indeksin S&P 500 ranë me 2.2%. Indeksi i aksioneve europiane ra me 4%, duke fshirë të gjitha fitimet e këtij viti. Ndërkohë, rendimentet e obligacioneve amerikane 10-vjeçare ranë me 14 pikë bazë, ndërsa dollari mbeti i qëndrueshëm.Pekini do të vendosë një tarifë prej 34% mbi të gjitha importet nga SHBA duke filluar nga 10 prilli, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua.Autoritetet kineze gjithashtu njoftuan kufizime të menjëhershme për eksportin e shtatë llojeve të metaleve të...