Kina bën një hap prapa në luftën tarifore me SHBA-në: Po shqyrton shtyrjen e tarifës 125% për disa produkte

Kina bën një hap prapa në luftën tarifore me SHBA-në: Po shqyrton shtyrjen e tarifës 125% për disa produkte

Kina duket e gatshme të bëjë një hap prapa në luftën e saj tarifore me SHBA-në, sipas Bloomberg, duke konsideruar shtyrjen e taksës prej 125% për një sërë produktesh amerikane. Sipas Bloomberg, shtyrja e taksës do të jetë gjithashtu për importet nga SHBA për pajisjet mjekësore, etanin (i cili është i nevojshëm për funksionimin e disa fabrikave) dhe dhënien me qira të avionëve. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë reagim nga Ministria kineze e Financave. Përjashtimet që Kina po shqyrton pasojnë lëvizje të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara, të cilat përjashtuan produktet elektronike nga tarifa prej 145% që Trump vendosi për importet kineze në fillim të këtij muaji....
Burimi: Vizionplus.tv