Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

Kina ka marrë kontrollin mbi një ishull të kontestuar vetëm disa kilometra larg bazës më të rëndësishme ushtarake filipinase në Detin e Kinës Jugore, duke rritur rrezikun e një konfrontimi të ri mes dy palëve rivale. Roja bregdetare kineze “ka kryer kontroll detar dhe ka ushtruar juridiksion sovran” mbi ishullin shkëmbor “Sandy Cay”, raportoi të shtunën në mëngjes kanali ushtarak i televizionit shtetëror CCTV. Thuhet se anëtarë të rojës bregdetare kanë ngritur flamurin kinez për të shpallur sovranitetin mbi shkëmbin në arkipelagun Spratly, duke publikuar edhe një fotografi të këtij akti. Ky hap shënon herën e parë pas shumë vitesh...
Burimi: Opinion.al