Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kim Mehmeti: Dy shqiptarët dhe thesi me pleshta!
Kim Mehmeti Nga Kim MehmetiThuajse çdo muaj shqiptaria humb nga një shqiptar të madh, të cilin pas vdekjes, më së shumti e vajtojnë dhe e lëvdojnë ata që më egërsisht e kanë kritikuar dhe sharë përderisa ka qenë gjallë.Andaj del se ne si popull, kemi të vdekur të lavdishëm e të gjallë të pavlerë. Pra del se jemi popull që e çmojmë të vdekurin e vlefshëm, por s’mund ta durojmë të gjallin e suksesshëm. Kështu që të vjen turp pse vonë e ke kuptuar atë që e thotë Akademiku i ‘famshëm’: se ata që duhen dhe që e çmojnë njëri-tjetrin, shahen dhe grinden mes veti përderisa janë gjallë, por pasi njëri nga ata vdesë, ky tjetri e zbulon dashurinë që i ka nxitur të përbuzen...