KILOMETRI, CENTIMETRI, MILIMETRI… ILIR META TALL RAMËN: PO SHPIK DISTANCA PËR TË FSHEHUR DËSHTIMIN ME EUROPËN

KILOMETRI, CENTIMETRI, MILIMETRI… ILIR META TALL RAMËN: PO SHPIK DISTANCA PËR TË FSHEHUR DËSHTIMIN ME EUROPËN

Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Progres-Raportin e fundit të Bashkimit Europian, duke e akuzuar atë se po përpiqet të paraqesë si suksese një bilanc që, sipas tij, dëshmon regresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Në një deklaratë me tone të forta ironike dhe kritike, Meta e cilëson dokumentin e Komisionit Europian si një “Regres-Raport”, duke kundërshtuar mënyrën se si Rama po e interpreton atë dhe duke e akuzuar kryeministrin se ka huazuar edhe termin opozitar “kilometri i fundit”, për të justifikuar zvarritjen e integrimit. Sipas Metës, raporti nxjerr në pah një realitet krejt të ndryshëm nga propaganda qeveritare: dobësimin e shtetit të së drejtës, paralizimin e kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit, mohimin e komisioneve hetimore për opozitën...