Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kievi dhe Moska njoftojnë shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës
Rusia dhe Ukraina kanë kryer një tjetër shkëmbim të të burgosurve të luftës, raportuan sot agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar një deklaratë nga Ministria Ruse e Mbrojtjes. Shkëmbimi u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së arritur më 2 qershor në Stamboll midis dy palëve ndërluftuese. “Njerëzit tanë po kthehen në shtëpi nga robëria ruse. Ata janë luftëtarë të Forcave të Armatosura, Gardës Kombëtare, Gardës Kufitare Shtetërore. Shumica e tyre kanë qenë në robëri që nga viti 2022”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në aplikacionin Telegram. “Një grup ushtarësh rusë është riatdhesuar nga territori i kontrolluar nga...