Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kievi akuza Moskës: Forcat ruse kryen sulmin më të madh ajror prej nisjes së luftës
Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror kundër Ukrainës përgjatë natës, ka thënë një zyrtar ukrainas të dielën, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press. Për sulmet raportohet teksa përshkallëzohet fushata e bombardimeve ruse kundër Ukrainës, çka i shuan edhe më tepër shpresat për dhënie fund të luftës trevjeçare. Rusia i ka nisur 537 armë ajrore kundër Ukrainës, përfshirë 477 dronë dhe 60 raketa, ka thënë forca ajrore ukrainase. Prej tyre, 249 janë rrëzuar. Yuriy Ihnat, shef i komunikimeve në forcën ajrore ukrainase ka thënë se sulmet e natës së mbrëmshme kanë qenë “më masivet” në Ukrainë, duke marrë parasysh...