Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
KiE diskuton më 23 Qershor raportin e zgjedhjeve në Shqipëri, vlerësohet angazhimi i SPAK dhe Diaspora
👁3404
Më 23 Qershor në nisje të sesionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të diskutohet raporti i monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit në Shqipëri. Raporti do të paraqitet nga kreu i vëzhguesve të kësaj organizate, Simone Billi. Në raportin e tij, deputeti italian vlerëson punën e përbashkët të SPAK, Prokurorisë se Përgjithshme dhe KQZ-së për të koordinuar në mënyrë efektive përpjekjet në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor. Vlerësohet po ashtu përfshirja e votës së diasporës si një moment i rëndësishëm në historinë demokratike të Shqipërisë. Megjithatë, në këtë raport thuhet se ende nevojitet përparim në...