Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Khamenei sfidon SHBA-në: Nuk arritën asgjë me sulmet ndaj objekteve bërthamore iraniane
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka hedhur poshtë pretendimet amerikane për dëmtim të programit bërthamor iranian, duke deklaruar se SHBA-të “nuk arritën asgjë domethënëse” me sulmet ajrore ndaj tri centraleve kyçe të vendit. Në fjalimin e tij të parë publik pas armëpushimit të arritur me Izraelin, Khamenei doli në televizionin shtetëror për të shpallur “dështimin strategjik” të SHBA-së dhe për të paralajmëruar për sulme të reja në bazat amerikane në rajon, nëse Irani goditet sërish. Uashingtoni dhe Teherani po prezantojnë dy narrativa tërësisht të kundërta mbi efektin e sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve në Fordo, Natanz dhe...