“Këto pllaka kishe për t’i larë në gjak”/ I riu denoncon dhunën nga policët në Komisariatin Nr. 1

“Këto pllaka kishe për t’i larë në gjak”/ I riu denoncon dhunën nga policët në Komisariatin Nr. 1

Një i ri ka denoncuar publikisht pretendimet për dhunë fizike dhe kërcënime nga efektivë të Policisë së Shtetit, pas pjesëmarrjes në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një prononcim për mediat, ai rrëfen se pas shpërndarjes së protestuesve është shoqëruar nga policia së bashku me një mikun e tij dhe është dërguar në Komisariatin Nr. 1. Sipas dëshmisë së tij, fillimisht është mbajtur në paraburgim, ndërsa më vonë është thirrur në një zyrë nga persona që ai i identifikon si Roki Pepa dhe Ervin Hasrama. I riu pretendon se në këtë ambient është goditur vazhdimisht dhe se ndaj tij janë përdorur edhe kërcënime personale. Sipas rrëfimit të tij, një prej efektivëve i është drejtuar me fjalët: “Mos harro se e...