Këto janë pikturat që kanë të bëjnë me Shqipërinë që “u zbuluan” nga Robert Elsie

Këto janë pikturat që kanë të bëjnë me Shqipërinë që “u zbuluan” nga Robert Elsie

Robert Elsie Robert Elsie nuk ishte vetëm albanologu dhe studiuesi i letërsisë por dhe hulumtuesi, kërkuesi. Një meritë të veçantë kanë edhe zbulimet e tij në lidhje me Shqipërinë. Në faqen e tij në Facebook ai publikonte shpesh tablo me temë shqiptare. Ja disa prej tyre që ai i ka publikuar në momentet e fundit të jetës. Një pikturë me temë shqiptare nga Sër Dejvid Uillki. Në vitin 1840, Uillki udhëtoi në Egjipt ku kishte rast të takonte dhe të pikturonte sunduesin e vendit, Mehmet Ali Pasha, khedivin (nënmbretin) e Egjiptit dhe të Sudanit. Mehmet Ali (1769-1849), djali i një tregtari çam të duhanit në Kavalla të Greqisë, u bashkua me një kontingjent mercenarësh shqiptarë të cilët u dërguan në Egjipt në vitin 1801, dhe...