Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Këta janë çyrykët…”/ Kandidati i PD, Xhemal Gjunkshi pas daljes nga SPAK: Denoncova Kryetarin e Bashkisë…
👁10205
Pas paraqitjes së tij në SPAK, për denoncimin e kryetarit të bashkisë së Peshkopisë, Rrhahim Spahiun, drejtorin e shërbimeve të bashkisë Bedri Kamberin dhe kryetarin e Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja, për krime zgjedhore, kandidati për deputet i PD-së Xhemal Gjunkshi bën deklaratën e tij para institucionit. Ai shprehet se personat që ka denoncuar kanë shkelur kodin zgjedhor duke hapur rrugë në fshatin Luzni, ndërsa i cilëson ata si ‘çyrykët e vërtetë të Dibrës’. “Sapo dola nga SPAK, ku denoncova Kryetarin e Bashkisë Peshkopi, Rrahim Spahiun, Drejtorin e Shërbimeve të Bashkisë, Bedri Kamberin, Kryetarin e Njësisë Administrative Luzni, Labinot Murrja,...