Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kështjella ilire e Labeatëve në Meteon, sot Meduni i Malit të Zi
Kryeqendra ilire, vendi ku u zunë rob lufte gruaja dhe djali i Mbretit Gent, si dhe suita mbretërore e që të gjithë së bashku u syrgjynosën në Umbria të Italisë Gazmend Çitaku E shtunë, më 22 shtator 2018. Edhe pse vjeshtë, dita fillon me diell dhe nuk ka dallim nga ditët tjera të verës. Grupi hulumtues ILIRËT nga Ulqini, nuk kishin marrë rrugë që nga muaji maj dhe ishte bërë një kohë e gjatë pa lëvizur nga qyteti. Por sot në mëngjes grupi filloi të tubohet ke nënë Naxhija, e cila na priti me petulla, mjaltë dhe djathë. Po kush mundet të refuzojë një mëngjes të tillë? Askush. Një nga një vijnë, Gëzimi, Indriti…, Samiu si nikoqir u shërben shokëve. Kësaj radhe si mysafir i...