Këshilltarët e PD në Sarandë votuan për t’i dhënë 60 Ha tokë dy biznesmenëve, Berisha thotë se nuk ka dijeni: U informova nga mediat…

Këshilltarët e PD në Sarandë votuan për t’i dhënë 60 Ha tokë dy biznesmenëve, Berisha thotë se nuk ka dijeni: U informova nga mediat…

PS dhe PD u bënë bashkë në mënyrë unanime ditën e djeshme në Këshillin Bashkiak të Sarandës për t’i dhënë me qira 60 hektarë tokë në Heremec, në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Kompania që ka marre lejen per të ndërtuar parkun fotovoltaik është “Park Sol Energy”, e krijuar në shtator 2022 dhe zotërohet nga biznesmenët Paqsor Buzi dhe Agim Xhindoli, me nga 50% të aksioneve secili. Vendimi u miratua unanimisht, ndërkohë që banorët protestonin jashtë dhe u ndaluan me Polici për të marrë pjesë në mbledhje, teksa pretendojnë se toka është pronë e tyre dhe...