Këshilli i Tiranës kërkon Veliajn në mbledhje/ Cila do jetë përgjigjia e SPAK dhe Burgjeve?
Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të mundësojnë pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit, e cila është parashikuar të zhvillohet në orën 15:00. Në shkresën drejtuar institucioneve, Këshilli kërkon që Veliaj të lejohet të marrë pjesë fizikisht në mbledhje ose, nëse kjo nuk është e mundur për shkak të masave kufizuese ndaj tij, të marrë pjesë përmes videokonferencës apo një forme tjetër të përshtatshme komunikimi. Kërkesa lidhet me çështjet që pritet të shqyrtohen në mbledhjen e radhës, mes tyre edhe pika për projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Sipas Këshillit Bashkiak, në këtë proces kërkohet një qëndrim zyrtar si nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, ashtu...
Burimi:
ntv.al