Këshilli Bashkiak në Elbasan voton PRO bashkimit me Cërrikun dhe Belshin
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar sot qëndrimin pro propozimit për riorganizimin administrativo-territorial, që parashikon bashkimin e Bashkisë Elbasan me Bashkitë Cërrik dhe Belsh. Vendimi është marrë pas konsultimeve publike të zhvilluara në territor, gjatë të cilave qytetarët dhe përfaqësuesit e aktorëve vendorë kanë paraqitur qëndrimet, sugjerimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me reformën. Në procesin e konsultimit morën pjesë 670 persona. Prej tyre, 513 u shprehën në favor të reformës, ndërsa 67 kundër. Edhe Këshilli Bashkiak dha mbështetjen e tij për propozimin. Nga 51 këshilltarë që përbëjnë këshillin, në votim morën pjesë 36. Prej tyre, 26 votuan pro dhe 2 kundër. Në vendimin e miratuar, Këshilli Bashkiak i Elbasanit vë theksin te nevoja që riorganizimi i ri të shoqërohet me garantimin e vazhdimësisë dhe...
Burimi:
kohajone.com